Rreth Nesh

Mendo per jeten, kontrollo shendetin!

Miresevini ne Biocheck DC!

Biocheck Diagnostic Center eshte nje subjekt shendetesor privat ne Tirane me nje experience 17 vjecare.Gjate kesaj periudhe Biocheck DC eshte perpjekur te rrise ne vazhdimesi nivelin e sherbimit analitik mjekesor duke dhene nje kontribut te madh ne tregun privat dhe publik ne zgjidhjen e shume problemeve mjekesore te pacienteve te ndryshem.

Per realizimin e nje bashkepunimi sipas Direktivave te CE me furnitoret e huaj per angazhimin ne kryerjen e detyruar te kontrollit te brendeshen te cilesise ( Internal Quality Control IQC ) dhe atij nderkombetar ( External Quality Assessment System EQAS) , Biocheck DC  u certifikua per Menaxhim me ISO 9001:2008 nga TUV Austria dhe Akredituar me ISO 15189:2012 nga Hellenic Accreditation System( ESYD ).

Ne vazhden e ketij objektivi Biocheck DC ka implementuar me sukses programin Laboratory Information System (LIS),nepermjet te cilit kryhet identifikimi me barcode i cdo pacienti,duke krijuar ne kete menyre nje kartele personale ne sistem me historikun analitik.Gjithashtu ky program shmang kategorikisht cdo gabim te mundshem subjektiv duke ruajtur deri ne perfundim te te gjitha analizave barcodin perkates te pandryshueshem per cdo pacient.

Biocheck DC pershtatje me nivelin bashkohor te teknologjise ka sjelle dhe instaluar :

1. Aparatin e vetem automatik ne treg te Elektroforezes kapilare minicap Flex Piercing te prodhuesit leadership ne bote me 65 % te tregut global Sebia France,i cili ndihmon ne vendosjen e diagnozes se hemoglobinopatise dhe talasemise . Gjithashtu ky aparat monitoron diabetin nepermjet matjes se hemoglobines se glikolizuar HbA1c.
2. Ndersa ne sherbim te analizave mikrobiologjike aparatin unikal Vitek 2  per identifikimin dhe antibiogramen automatike me nje saktesi 99,5 % te mbi 400 bakterieve te ndryshme si burim semundjesh, te prodhuesit leadership ne bote per 20 vjet rresht me 42 % te tregut global Biomerieux France.

Kete eksperience te ketyre viteve Biocheck DC nepermjet botimit te vellimit te pare Libri i Analizave (eshte ne perfundim se shpejti edhe vellimi i dyte) e ka hedhur ne treg per publikun e gjere ne vitin 2015 per t’u ardhur ne ndihme si pacienteve ashtu edhe mjekeve kliniciste ne percaktimin sa me te sakte te diagnozave si dhe ne parandalimin ne kohe te problemeve te ndryshme shendetesore.

Aparaturat kryesore janë:

  • BIOMERIEUX – Francë (Fertiliteti, Torch, Mikrobilogjia, Tiroide, Markuesit)
  • BIOSYSTEM – Spanjë (Biokimia)
  • ORPHEE – Zvicër (Hematologjia)
  • SEBIA – Francë (Elektroforezat, HbAIC)
  • SIEMENS – Gjermani (Hemostaza, Urina, Diabeti Double-Test, Triple-Test, Diabeti)
  • POLYCHECK – Gjermani (Alergjia)
  • MEDICA – USA (Elektrolitet)
  • SEBIA – Francë (Elektroforezat, HbAIC)

 

Sot në qendrën tonë kryhen grup-analizat e mëposhtme:

  • Provat Hepatike
  • Provat Provat Renale
  • Lipidograma
  • Faktorët e mpiksjes së gjakut
  • Provat Reumatizmale
  • Grupet e gjakut
  • Gjaku komplet 22 parametra 5 elemente formula
  • Urina komplet
  • Hormonet e Tiroides
  • Hormonet seksuale
  • Markuesit kardiake
  • Markuesit tumorale
  • Hepatitet
  • TORCH
  • Elektroforezat
  • Provat e alergjisë
  • Analiza mikrobiologjike

Biocheck Diagnostic Center ushtron aktivitetin në ambjentet pronë të vetë kompanisë në një sipërfaqe prej 160 m2 e konceptuar dhe organizuar sipas standarteve Europiane.

Ne jemi Biocheck DC!

Nuk ndalemi! Per me te miren, per shendetin tuaj!

Faleminderit!