Politika e Privatësisë

POLITIKAT E PRIVATËSISË DHE POLITIKA E VËZHGIMIT ME KAMERA (VIDEO SURVEJIMI – SISTEMI CCTV)

I nderuar vizitor, mirësevini në faqen zyrtare të Biocheck Diagnostic Center!

1.Kjo është Politika e Privatësisë e faqes zyrtare të Biocheck Diagnostic Center –

Të gjithë ju që aksesoni Faqe Zyrtare – http://www.biocheck-al.com/ duhet të bini dakord me këtë Politikë. Ju lutem mos vijoni të aksesoni dhe të navigoni në Faqen Zyrtare nëse nuk jeni dakort me to. Në të kundërt, do të quhet se e keni pranuar këtë Politikë.

Biocheck Diagnostic Center disponon faqen zyrtare  (Faqja Zyrtare). Me anë të Faqes Zyrtare, Biocheck Diagnostic Center transmeton informacion reth biomjekesise  dhe vetëm nqs plotëson formen e kontaktit kemi shkembim te dhenash.

2.Nëpërmjet Faqes Zyrtare, Biocheck Diagnostic Center:

- prezanton institucionin dhe strukturën e tij, shërbimet që ofron, ofertat, e promocionet e ndryshme, njoftime etj

3. Biocheck Diagnostic Center e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale çështje të një rëndësie të veçantë. Biocheck Diagnostic Center është anagazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre.

4.KONTAKT. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887/2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale». Kërkesa mund të drejtohet në adresën:  info@biocheck-al.com Faqja Zyrtare mund të përmbajë lidhje të ndonjë faqeje tjeter internet, apo që të ridrejton në faqe tjetër interneti. Biocheck Diagnostic Center nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat /politikat përkatëse të privatësisë për këto faqe.

5. TË TJERA. Biocheck Diagnostic Center rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

6. Politika e vëzhgimit me kamera në Biocheck – Diagnostic Center është në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar me Ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” si dhe me udhëzimin e miratuar nga Komisioneri nr. 46, datë 26.03.2017 “Për përcaktimin e nivelit të sigurisë për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemeve të sigurisë, në zbatim të ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë
publike”. Aplikimi i sistemit të kamerave në godinën e Biocheck – Diagnostic Center dhe përpunimi i të dhënave personale nëpërmjet këtij sistemi të masave shtesë të sigurisë është në përputhje me qëllimin e parashikuar në ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” si dhe me interesat ligjorë të organizimit dhe funksionimit të Biocheck – Diagnostic Center në cilësinë e institucionit jo publik shëndetësor. Të dhënat personale që përpunohen nëpërmjet sistemit të videosurvejimit me kamera CCTV në godinën e Biocheck – Diagnostic Center të cilat e bëjnë një individ të identifikueshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë trajtohen në përputhje me nenin 14 të Ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar. Sistemi i videosurvejimit nuk mund të ndërhyjë dhe të cënojë jetën private të klientëve, personelit mjekësor dhe administrativ si dhe të individëve të tjerë. Regjistrimet mund të përdoren vetëm për hetimin e një ngjarjeje që ka sjellë dëmtimin e pronës, të bazës materiale dhe
funksionale të ambienteve të ushtrimit të aktivitetit të Biocheck – Diagnostic Center si dhe të interesave të mbrojtura me ligj. Legjitimiteti i përdorimit të të dhënave të regjistruara për qëllime të tjera është i kufizuar vetëm për një interes të rëndësishëm publik sipas qëllimit të ligjit 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”. Konform qëllimit të mësipërm në ambientet e Biocheck – Diagnostic Center janë vendosur kamera në dyert hyrëse-dalëse, mbi arkat dhe në brendësi të laboratorit

Në këto ambiente në vendin e pozicionimit të kamerave është vendosur edhe tabela përkatëse infomuese sipas modelit zyrtar të miratuar nga Zyra e komisionerit në mënyrë që të garantohet informimi i individëve për sistemin e monitorimit me kamera. Është e ndaluar mbikqyrja me kamera si dhe regjistrimi i imazheve në ambiente private, si ambiente sanitare, në zyrat e personelit si dhe në dhomat e zhveshjes, etj. Të gjitha kamerat janë të vendosura dhe të pozicionuara në një mënyrë të tillë që këndi i vrojtimit të jetë i tillë që të mund të filmojë pamje brenda qëllimit për të cilin është instaluar sistemi dhe nuk mund të filmojnë imazhe nga ambiente të cilat nuk përputhen me qëllimin e mbikqyrjes. Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave është 17 ditë dhe është e përcaktuar edhe në rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale në Biocheck – Diagnostic Center. Të dhënat asgjësohen automatikisht pas përfundimit të kësaj periudhe.. Politika e survejimit me kamera është në përputhje me qëllimin e parashikuar në ligj dhe garanton ushtrimin e së drejtës së çdo personi për të konsultuar përpunimin e të dhënave përkatëse, për të verifikuar, ndryshuar apo fshirë informacionet e tyre. Për ta realizuar këtë të drejtë si dhe për t’u infomuar në mënyrë të përgjithshme mbi politikat e video survejimit CCTV duhet ti dërgohet një kërkesë me shkrim personave të autorizuar nga titullari i institucionit për
përpunimin dhe administrimin e të dhënave personale në Biocheck – Diagnostic Center. Nëse vlerësoni se shkelet privatësia juaj nëpërmjet përdorimit të sistemit CCTV keni të drejtë të kundërshtoni këtë lloj përpunimi në bazë të nenit 15 të Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave personale”. Në bazë të urdhërit të titullarit të Biocheck – Diagnostic Center, “Për caktimin e personave të autorizuar për akses dhe administrim të Sistemit të Survejimit me kamera” është caktuar personi përgjegjës për administrimin e survejimit CCTV. Gjithashtu punonjësi në fjalë është përgjegjës për të vënë në dispozicion informacione më të detajuara në lidhje me politikën e survejimit (CCTV) në Biocheck – Diagnostic Center

Biocheck – Diagnostic Center